Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata Milka, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa pasur asnjë dokumentacion mbi produktin, që mund të hidhej në treg të lirë.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata Milka, rreth 1.500 kg, që tentuan të futeshin në treg.

Organore hetimore doganore po vazhdojnë punën për procedimin penal në organet kompetente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb