As festimet e fundvitit nuk i ndaluar trupat e Putinit të ndalonin sulmet mbi qytetet ukrainase, megjithatë banorët e Kievit kanë treguar se edhe në ditë të tilla kanë mësuar të mbajnë gjallë shpresën.
Në vend të fishekzjarreve, Oleksander Dugyn tha se ai dhe miqtë dhe familja e tij në Kiev kishin mbetur duke parë shkëndijat e shkaktuara nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase që përballonin sulmet ruse.
“Ne e dimë tashmë zhurmën e raketave, ne e dimë momentin kur fluturojnë, ne njohim zhurmën e dronëve. Tingulli është si zhurma e një motoçiklete”, tha z. Dugyn.
Ndërkohë, Evheniya Shulzhenko, e cila kohët e fundit u transferua në Kiev pasi jetoi në Bakhmut dhe Kharkiv, dy qytete që kanë përjetuar disa nga luftimet më të rënda të luftës, tha: “Sigurisht që ishte e vështirë të festonim plotësisht, sepse ne e kuptojmë se ushtarët tanë nuk munden”.
Megjithatë, ajo tha se një fjalim “vërtet i fuqishëm” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në natën e Vitit të Ri ia ngriti shpirtin dhe e bëri krenare që ishte ukrainase.
(BalkanWeb)
