Në këtë rrëfim për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, Miss Universe Albania Deta Kokomani, ka zbuluar se nga i ka marrë tiparet të cilat e bënë të fitonte dhe titullin si më e bukura e vitit 2022.

Ajo deklaroi se bukurinë e ka marrë nga prindërit por se sytë, tipari që e karakterizon, e ka marrë nga e ëma.

“Bukurinë kam marrë nga të dy prindërit, por kur më shohin dallojnë sytë e mia si të mamit, mendoj se është tipari më i bukur që kam”, u shpreh Deta Kokomani.

Moderatorja: Për vajzat e bukura, veçanërisht për miset kanë ekzistojnë paragjykime se janë “vetëm të bukura” çfarë komenti ke?

Miss Universe Albania: Kur doja të merrja pjesë te Miss Universe dhe po e konsumoja si temë me miqtë e mi, këtë më thoshin dhe ata që do paragjykohesh shumë. Tashmë në botë në këto konkurse po shikohet që vajzat e bukura që përfaqësojnë shtetin e tyre janë dhe zëri i kauzave të ndryshme. Unë nuk po konkurroj si një vajzë e bukur por si një vajzë e fortë që mbështes vajzat e tjera të ndjekin synimet, ëndrrat e tyre. Mendoj se është koha t’i lëmë këto mentalitete në Shqipëri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb