Gazetari Artan Hoxha, në studion e “Kjo Javë” në News24 tha se autoritetet serbe vendosën që ta ndryshojnë stadiumin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi sipas tij, në stadiumin e Crvena Zvezda policia e ka të vështirë ta kontrollojë turmën e tifozëve.

Hoxha theksoi se Beogradi po kujdeset që të mos ndodhë asnjë incident pasi duan të shmangin penalitetet nga UEFA.

Ai shtoi se janë ndaluar që të jenë në stadium gazetarë nga Kosova, për arsye të sigurisë të tyre.

Hoxha: Federata serbe ka ndaluar çdo lloj gazetari nga Kosova për të parë ndeshjen. Jo se do bëjnë gjë, por për garancinë e jetës së tyre. Në UEFA u shpall që do të ishte stadiumi më i madh i Serbisë. Por aty serbët e dinin se e kishin shumë të vështirë ta kontrollonin turmën.

Por ata menduan se incidentet do të shkaktonin probleme për ata vetë dhe mund të ndihmonin që Shqipëria do të dilte ne vend të dytë. Prandaj ata kanë marrë masa duke e çuar në një qytet të vogël vetëm e vetëm që të mos ndodhë asnjë incident.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb