Ndër bashkatdhetarët e shumtë të diasporës që i janë bashkuar protestës masive kundër qeverisë, një grua e ardhur posaçërisht nga Zvicra ka marrë fjalën për të shprehur dhimbjen e emigrantëve dhe pamundësinë e tyre për t’u rikthyer në atdhe.

Ajo nënvizoi se mungesa e mundësive dhe meritokracisë po e bën çdo ditë e më të vështirë jetesën në Shqipëri, duke kërkuar reagim mbarëpopullor:

“Këtu duket sikur po afrohet fundi i kombit shqiptar. Duhet të lëvizim të gjithë pa ndalim. Këtu nuk kemi si të kthehemi, nuk ka mundësi, nuk ka meritokraci, po bëhet çdo ditë më keq.”

Me një mesazh të ndjerë, ajo bëri thirrje që rezistenca qytetare të vijojë deri në realizimin e ndryshimit rrënjësor që meriton vendi:

“Me shumë dhimbje themi se nuk kthehemi dot. Kjo revoltë duhet ta bëjë Shqipërinë ashtu si duhet të jetë!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb