Ish-zyrtari i lartë i Policisë Krenar Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në protestë deklaroi se kjo qeveri nuk e njeh fjalën besë.
Ai tha se besa nuk mund të lidhet, sepse shteti funksionon me shkresa. Përpos kësaj, shtoi se qeveritarët nuk kanë as besë.
Bëri thirrje që në shesh të ketë sa më shumë protestues, që të rrëzohet qeveria.
Krenar Ahmetaj: Po përpiqen me çdo formë që të qëndrojnë me thonj në pushtet. Në asnjë vend të botës nuk mund të lidhësh besë, sepse shteti lidhet me shkresë. Por këta as besë nuk kanë.
Ka vetëm një zgjidhje dhe vetëm një, secili nga ju të sjellë dhe nga një tjetër person dhe do e rrëzojmë këtë qeveri. Burra, gra, i madh, i vogël këtu në shesh.
