Kreu i PD, Sali Berisha foli sot për protestën e opozitës në 24 Janar, para Kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita nuk synon të marrë pushtet me dhunë.

Ai shtoi se beson tek një kryengritje paqësore dhe të qëndrueshme prej të cilës mund të cilës mund të ndryshojë pushtet.

Bashkëbisedimi i Berishës me ndjekësit

Fatos Doçi: Përshëndetje doktor, edhe sa do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë bandë kriminale në mënyrë paqësore. Ne jemi PD apo jemi media që merremi vetëm me denoncime, sepse iku dhe janari.*

Sali Berisha: Pyetja juaj është e drejtë. Ne jemi PD, do të ndalemi këtu. Çfarë do të thotë kjo. Ne jemi partia që nuk e kemi synuar kurrë pushtetin me dhunë, përkundrazi, kur këta e kanë marrë me dhunë pushtetin ne i kemi përzënë me votë.

Ne besojmë se me një kryengritje paqësore të qëndrueshme, është plotësisht e mundur largimi i tyre nga pushteti. Ndaj dhe duhet të krijojmë një bindje të gjerë, tek qëndrestarët, opozitarët, tek të gjithë ata që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga kjo e keqe; se një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë, për shpëtimin nga kjo bandë, organizatë kriminale të vendit.
Po bëjmë përgatitjet tona dhe besojmë se shumë shpejtë qytetarët, opozitarët do të jenë të gatshëm për këtë akt, proces, lëvizje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb