Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar për mediat se protesta e opozitës nuk ndalet këtu. Berisha ka paralajmëruar se kjo protestë që përkon me 35-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, shënon një tjetër stad të protestave të zhvilluara të opozitës.

“Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë”, tha Berisha.

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.
Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?

Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?

Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.

Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb