Dragan Stojkovic, trajneri i Serbisë, është i vetëdijshëm për peshën që paraqet sfida me Shqipërinë. Kjo është një ndeshje të cilën Stojkovic kërkon ta fitojë me çdo kusht, çdo rezultat tjetër do të ndërlikonte shumë pozicionin e tij dhe rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit. Në konferencë për shtyp, Stojkovic theksoi se nuk pret ndonjë surprizë në këtë takim, të paktën jo nga radhët e Shqipërisë pasi është i vetëdijshëm se Sylvinho nuk do të ndryshojë:

“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt. Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, u shpreh Stojkovic.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb