Na ndajnë katër ditë nga takimi i shumëpërfolur dhe historik mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, ku do të diskutohet armëpushimi i mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Por Trump kërkon së pari të dëgjojë Putin, para se të flaës me vendet e BE-së dhe Zelenskyn, teksa me të këtë fundit është i zhgënjyer nga disa deklarata të fundit, i cili nuk kërkon të lëshojë asgjë nga Ukraina, ndërsa presidenti i SHBA-së mendon ndryshe.
“Do të jem në kontakt me evropianët dhe ukrainasit menjëherë pas takimit me Vladimir Putinin. Nuk më takon mua të bëj një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës” – u shpreh Trump.
“Do t’i shqyrtoj parametrat. Mund të largohem dhe të them fat të mbarë, dhe ky do të jetë fundi. Do të shohim se çfarë ka në mendje Putini. Do të ketë një shkëmbim territoresh, e di nga Rusia,” – shtoi Donald Trump, duke shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat e Volodymyr Zelensky-t për refuzimin e heqjes dorë nga territori.
(BalkanWeb)
