Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në televizionin “News 24”. Numri një i ballshiotëve, ka folur për skuadrën e Bylisit dhe objektivat e skuadrës.

E kishit menduar vendin e dytë? “Nuk e kishim menduar, por unë do të thosha që mund të kishim bërë më mirë. Kemi mundur të gjitha ekipet e forta, nuk kemi mundur vetëm Teutën. Kemi lënë pikë me skuadrat e dobëta. Me Skënderbeun fituam jashtë, por humbëm brenda”.

Titull? “Objektivi jonë nuk është titulli. Ne duam të ndërtojmë një skuadër të mirëorganizuar në të gjitha drejtimet. Duhet të fitojmë sa më shumë pikë dhe të kapim kupat e Europës, ky është objektivi jonë”.

Deklaratat e Duros? “Ai është në rregull, pasi nuk ka skuadër të madhe dhe të vogël në futboll. Ai flet si pas renditjes dhe atë që ka dhënë Bylisi deri tani”.

Faktori fushë? “Kukësi e vuan faktin që luan jashtë. Tifozeria është lojtari i 12-të. Përsa i përket Bylisit, e kemi organizuar stadiumin si qendër stërvitore, kemi punuar në këtë pikë”.

Pretendentë për titull? “Nuk mund t’i ndaj dot. Duke hequr Flamurtarin, Luftëtarin dhe Skënderbeun që ka pasur oshilacione, të gjitha skuadrat e tjera janë aty-aty. Diferenca e pikëve është shumë e vogël. Nuk i ndaj dot, të gjitha skuadrat janë pretendente”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb