Gazetari Erl Murati, i ftuar në “Studio 24”, e ka cilësuar të pamjaftueshme aksionin politik që ka ndërmarrë opozita duke protestuar në rrugë.

Murati tha se për të sjellë rrotacionin, duhet një ofertë politike që të “shkundë” të rinjtë shqiptarë nga apatia.

“Opozita ka kohë që përdor termin narkoregjim. Cfarë ka ndryshuar këtë herë dhe a ka mundësi opozita që numri i pjesëmarrësve të shtohet. Rinia sot është apatike, ne jemi të ndërgjegjshëm që shumica janë indiferentë ndaj politikës. Kjo është sfida sot. Cfarë duhet të ndryshojë PD? Kam rezerva ndaj deputetëve, 1/3 e tyre janë me frena dore, kanë vendosur të mos bëjnë politikë.  Cfarë duhet të ndryshojë që kjo apati të kthehet në revolt”, tha Murati.

Erl Murati: Nuk mjafton vetëm një revoltë por dhe as një seri protestash për të shkaktuar qeveri teknike.

Kjo kërkesë ka qenë nga opozita qëkur drejtohej nga Basha.

Duhet të japë një ofertë politike jo thjesht konstatim dhe paralel me këtë duhet të krijohet një ofertë politike që të jetë e besueshme për qytetarët.

Opozita ka kohë që përdor termin narkoregjim. Cfarë ka ndryshuar këtë herë dhe a ka mundësi opozita që numri i pjesëmarrësve të shtohet. Rinia sot është apatike, ne jemi të ndërgjegjshëm që shumica janë indiferentë ndaj politikës. Kjo është sfida sot. Cfarë duhet të ndryshojë PD? Kam rezerva ndaj deputetëve, 1/3 e tyre janë me frena dore, kanë vendosur të mos bëjnë politikë.  Cfarë duhet të ndryshojë që kjo apati të kthehet në revoltë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb