Duket se nuk ka mjaftuar rezistenca dhe protesta e banorëve, për të mbrojtur pronën e tyre.

Kjo, pasi IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur tre shtëpi në Urën e Limuthit në Bërxullë. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Balkanweb Osman Stafa.

Qeveria thotë se do të prishë banesat, për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb