Vizita e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, në godinën numër 4, në qytetin Studenti, nuk është pritur aspak mirë nga Bashkia e Tiranës. Institucioni i pushtetit vendor ka vendosur ta padisë për dhunë kryetarin e opozitës, pasi nuk ka marrë leje për të hyrë në konvikt.

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.

Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Por akuzat e bashkise sollen reagimin e zedhenes demokrate Ina Zhupa, e cila me doza ironie shprehet se Veliaj ndihet i frikesuar nga vizita qe Basha u ben disa te rinjve ne dhomat e konviktit ne qytet studenti.

“Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut.

Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.”, thotë Zhupa.

Partia demokratike e shoqeron reagimin me nje video gjate vizites se Bashes ne konvikt ku degjohet recepsionistja qe kerkon te ndaloje filmimin me argumentin se nuk eshte e lejuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb