Ferdinand Xhaferaj, një figurë e njohur në Partinë Demokratike ka shprehur mendimin se procesi i primareve ka dëmtuar PD-në, duke theksuar se ky proces është më shumë një “eksperiment” që ka krijuar më shumë probleme se sa ka kontribuar.

Ai ka përmendur se qëndrimet e tij kanë qenë kritike ndaj primareve dhe se nuk ka marrë pjesë në to, duke respektuar votuesit në Durrës. Xhaferaj gjithashtu theksoi se PD duhet të mbështesë SPAK-un, duke e cilësuar këtë institucion si një aleat të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit, duke përmendur ndihmën e tij për arrestimin e zyrtarëve të lartë.

Ai e theksoi nevojën për rotacionin politik dhe përfshirjen e PD-së si një aset kombëtar në këtë proces. Xhaferaj ka bërë thirrje për një angazhim më të madh të PD-së në këtë drejtim, duke kritikuar Sali Berishën për fokusimin e tepërt në agjendën personale dhe jo në atë të partisë. Ai përmendi se ishte kritik për procesin ndaj Berishës dhe se, sipas tij, Edi Rama ka frikë nga SPAK.

Ferdinand Xhaferaj: PD ka eksperimentuar me primaret. Primaret më shumë e kanë dëmtuar PD-në. Unë kam shprehur mendim kritik për primaret dhe dua të tregoj respekt ndaj votuesve në Durrës. Nuk marr pjesë në këtë proces, pasi qëndrimet e mia kanë kritike ndaj primareve. PD duhet ta mbështesë SPAK-un. Është i domosdoshëm ndryshimi dhe PD nuk duhet ta humbasë këtë rast.

SPAK na ka dhënë ndihmë të madhe. SPAK ka arrestuar zyrtarë të lartë. Shqipëria e ka të domosdoshëm rotacionin politik, PD duhet të fitojë sepse është aset kombëtar. Fatkeqësisht, me primaret bëhet më shumë agjendë personale e Berishës sesa agjenda e PD-së. Më mirë do ishte që agjenda të përputhej, siç u përputh më 2005. Unë kam qenë kritik për procesin ndaj Sali Berishës. Rama ka frikë nga SPAK. Ky proces ofendon demokratin e thjeshtë. Këto janë çerek primare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb