Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përgëzuar ekuipazhin e misionit Artemis II, duke e cilësuar udhëtimin si një sukses spektakolar dhe një moment krenarie kombëtare.

Në një deklaratë entuziaste në Instagram, Trump vlerësoi performancën e astronautëve dhe të gjithë ekipit të NASA, duke theksuar se “i gjithë udhëtimi ishte spektakolar” dhe “ulja ishte perfekte”.

“Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se pret t’i takojë astronautët së shpejti në White House.

Postimi i plotë:
Urime Ekuipazhit të Shkëlqyer dhe Shumë të Talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar! Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve në Shtëpinë e Bardhë së shpejti. Do ta bëjmë përsëri dhe pastaj, hapi tjetër, Marsi! Presidenti DONALD J. TRUMP

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb