Këtë javë u mbajtën ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Portieri i Bayern,Manuel Neuer është vlerësuar si lojtari më i mirë i javës në UEFA Champions League.

“Gardiani” gjerman shkëlqeu në përballjen e parë ndaj Real Madrid, teksa pritjet e tij rezultuan vendimtare për fitoren 1-2 në Madrid.  Neuer bëri nëntë pritje kundër Realit, totali i tij më i lartë në një ndeshje për Bayern Munich që nga nëntori i vitit 2020.

Ky ishte gjithashtu numri i tij më i lartë i pritjeve në një ndeshje eliminatore të Champions që nga prilli i vitit 2017.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb