Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se Edi Rama, i ka montuar regjistrimin ish-zv.kryeministrit Ilir Metës, ku sipas tij, ky i fundit për këtë shkak dha dorëheqjen.

Berisha shton se Ilir Meta në atë kohë i ka ardhur në zyrë dhe i ka thënë “nuk mund të paraqitem para prokurorit si zv.kryeministër”.

“Ata që mendojnë se ky është një popull pa memorie, unë ju rikujtoj se ish-zv.kryeministri Ilir Meta për një regjistrim të manipuluar të Edi Ramës dhe Filip Çakullit në të cilin përmendej 700 mijë euro që në të vërtetë ishte letër me shkrim që një kompani i kishte dërguar Ilir Metës.

Dhe moszbatimi i vendimit të gjykatës i ka shkaktuar një dëm 700 mijë euro.

Dhe pas ekspertizës që iu bë regjistrimit doli se ajo Cut and Paste në 27 vende nga instituti më serioz i ekspertizës në Itali. Pavarësisht nga kjo se Ilir Meta duke ditur standardet që këtë çështje më erdhi në zyrë më tha dhe dorëheqjen. Sepse unë nuk shkoj të ulem para prokurorit si zv.kryeministër ka dhënë dorëheqjen për një akuzë që Edi Rama kishte montuar me Filip Çakullin.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb