Berisha: Edi Rama bleu zgjedhjet, këto mandate po i përdor si mburojë për krimet dhe plaçkitjet e tij

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka blerë zgjedhjet dhe se mandatet po i përdor si mburojë për krimet dhe plaçkitjet e tij.

Në takimin e zhvilluar në degën 7, Berisha tha se nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për secilin prej jush në këtë sallë, për të gjithë demokratët dhe demokratët dhe mbështetësit tanë, në këtë lagje, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.

Ne zhvillojmë këtë takim, këtë bisedë në një moment kritik, vërtet kritik për vendin.

Kritik sepse në këto vite të opozitës tonë të vështirë, të mundimshme, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, të mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim, të vjedhjes dhe plaçkitjes tuaj në votë, dhe votës në vjedhje dhe plaçkitje, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme, e cila, duhet të themi haptas, nuk ka ekzistuar që nga viti 90 gjer në ditën e sotme.

Sot, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, tani mandatet e marra me këto, në këtë farsë, përdoren si mburojë e krimit, përdoren si mburojë e plaçkitjeve, përdoren si mekanizëm, përdoren si faktor për të kryer një grusht shteti më të keq, jua them unë këtu, shumë më të keq se ai që bëri Ramiz Alia në shkurt të vitit ’91.

Po, më të keq. Më të rrezikshëm.

Tani, një njeri i cili duke përdorur të gjithë fuqinë ekzekutive, fuqinë e pushtetit të tij, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, dhe jo në 2026-ën, jo. I ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale nga 2017 dhe këtej.

Ju, ne kemi fituar në 2021-shin. Jua them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet. Si i rrëmbeu zgjedhjet? Po sepse shpërndau në zonën e Durrësit, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Tiranës, Kavajës, 130 milionë euro. Me thesar, me fatura thesari. Kujt? Jua shpërndau atyre të dëmtuarve nga tërmeti, por i shpërndan krejtësisht me hartë elektorale në mënyrë që të blinte votat. Dhe dikush merrte 5.000, dikush merrte 10.000, dikush merrte 20.000 dhe me radhë, dhe i mori, ai mori votat. Ai mori votat.

Zgjedhjet ishte, s’do të merremi, por në një akt, jua them këtu, ishte në tradhti e vërtetë të atij që kishim kryetar, që nuk e mbrojti. Nuk e mbrojti votën. Miq, pa asnjë justifikim. Por kam shkrojtur me datën 27 prill një artikull ku them, vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe i them atij, zotërinj, tani detyra jonë është të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo provë, çdo fakt, çdo dokument dhe t’i faktojmë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet ishin farsë. Sepse ishin farsë. Sepse kurrë, kurrë nuk do të pranoja të njollosja një proces zgjedhor të drejtë. Por nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: