TIRANE

Ish-politikania Nora Malaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa në podcastin “M’kujto” në News24 në Radio RASH. E pyetur se pse ka zgjedhur të qëndroj me një fëmijë Malaj u shpreh se mundësitë ishin të kufizuara.

“Unë kam dashur të bëj 4 fëmijë, por perëndia ma dha kryeveprën por ma dha të limituar dhe me tha se nuk mund të bësh më shumë se një. Dhe ky “njish-i” ishte i jashtëzakonshëm pasi në muajin e dytë mua më zuri rubeola dhe duhet ta hiqja, kam kaluar një kalvar të gjatë mundimesh. Ndaj dita që u bëra nënë ndjeva frymën e zotit te djali im”- tha Malaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb