Në moshën 42-vjeçare, C.Ronaldo nuk di të ndalet, vijon të shënojë dhe për më tepër të fitojë trofe. Në mbrëmjen e Globe Soccer Awards, Ronaldo u vlerësua si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Nga Dubai, CR7 theksoi edhe një herë se ka ende uri për të luajtur dhe për të shënuar:

“Pasioni im është i madh, kam dëshirë për të vijuar. Nuk ka rendësi se ku do të luajë, në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Më ka pëlqyer gjithnjë të luaj futboll dhe dua të vijoj. Ju e dini se cili është objektivi im, dua të fitojë trofe dhe të arrijë atë shifër golash që ju e dini”, u shpreh Ronaldo. Legjenda portugeze ndodhen në kuotën e 972 golave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb