Masat kufizuese ndaj grave në afgan duken sikur nuk kanë të ndalur. Administrata e drejtuar nga talebanët në afgan ka urdhëruar të gjitha organizatat joqeveritare (OJQ) vendase dhe të huaja që të ndalojnë punonjëset femra.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë, Abdulrahman Habib, përmes një letre zyrtare për publikun ka lajmëruar se vajzat dhe gratë janë të ndaluara të punojnë, deri në një moment të dytë. Ai është shprehur se përjashtimi nuk vjen nga kodi i veshjes.

Nuk është e qartë se si do të ndikojë ky urdhër mbi agjencitë e OKB-së, të cilat kanë një prani të madhe në Afganistan duke ofruar shërbime në mes të krizës humanitare të vendit.

Bashkimi Evropian, i cili është një financues i madh i organizatave të ndihmës që punojnë në Afganistan, e ka dënuar vendimin dhe tha se po vlerësonte “ndikimin që do të ketë në ndihmën tonë në terren”.

Ky sulm i fundit ndaj të drejtave dhe lirive të grave vjen disa ditë pasi administrata urdhëroi universitetet të mbyllen me gratë .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb