Në pritje të dritës jeshile për të rifilluar kampionatin, në Gjermani vijojnë testet te skuadrat e dy kampionateve kryesore profesionsite dhe regjistrohen tre raste të tjera pozitive ndaj koronavirusit. Në njërin bëhet fjalë për një anëtar të stafit të Aue Erxgebirge, skuadrët e Bundesliga 2. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nga Saksonia, që ka sqaruar se lojtarët, trajnerët dhe bashkëpunëtorët do të shkojnë menjëherë në autoizolim deri ditën e enjte.
Por nuk mbaron me kaq. “Rheinische Post” shkruan se dy pjesëtarë të Borusias së Mënshengladbahut kanë dalë pozitivë ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për një lojtar dhe një anëtar të stafit. Të dy janë në karantinë aktualisht.
Por një karantinë që do të jetë më e shkurtër se 14 ditët e kërkuara zakonisht. Arsyeja e një zgjedhjeje të tillë nuk ëstë sqaruar nga klubi, por me siguri për shkak se në këto dy ditë priten teste të tjera për të gjithë. Nëse nuk do të ketë raste të tjera, izolimi do të vijojë vetëm për të prekurit, ndërsa skuadra do të rikthehet në fushë për të t’u stërvitur.
(Balkanweb)
