Të paktën 5 persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një sulm me dron rus në një treg në Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Kështu raportojnë autoritetet lokale.
“Pesë persona u vranë – tre gra dhe dy burra – dhe 19 të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 14-vjeçare e cila tani është në gjendje kritike”, tha në Telegram Oleksandr Ganja, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskit.
