Ish kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka komentuar qëndrimet e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Berisha ritheksoi edhe njëherë se do të kundërshtojë gjithmonë rastet kur vepron si guvernatore, dhe se nuk pajtohet me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës .

Pyetje: Gabriel Escobar u shpreh dje i tronditur ndaj qëndrimeve tuaja ndaj ambasadores Yuri Kim, duke i konsideruar sulm ndaj presidentit Biden. Sot a jeni penduar për qëndrimet tuaja ndaj ambasadores Kim?

“ Garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e presidentin Biden, sikundër nuk pajtohem me qëllimet e saj kur ajo vepron si guvernatorë. Unë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-ve në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores, mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare. Unë besoj dhe njëherë se shqiptarët duhet të jenë partnerë besnikë të SHBA-ve, por sovranë, si qytetarë, njerëz të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: