Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka pezulluar nga detyra Ulian Shpatarakun, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Pezullimi i tij është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.

Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.

Për këtë, ka ekzistuar një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës, çka sipas Policisë përbën shkelje në rast të mosrespektimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb