Pas dërgimit të verifikimit të Tom Doshit nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ mbyll procedurën për kreun e PSD. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mbyll procedurën, duke mos marrë asnjë vendim, me arsyetimin se nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit, duke qenë se nuk ka mandat deputeti dhe as mundësi për ta fituar.

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha Ilirjan Celibashi.

Më 4 nëntor, sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme miratoi rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Doshi dhe ia përcolli Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtonte nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësonte nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

Por sot kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se Doshi nuk është deputet dhe procedura u mbyll pa vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: