Një shtetas rus është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem, Kavajë.

Mësohet se V.U 66 vjeç nuk iu përgjigjej në telefon të afërmve prej disa ditësh të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Në momentin që efektivët kanë shkuar në banesën e 66-vjeçarit dera ka qenë e mbyllur. Ata e kanë hapur me forcë dhe kanë konstatuar se shtetasi rus kishte ndërruar jetë.

Do të jetë ekspertiza ajo që do të saktësojë shkaqet e vdekjes së 66-vjeçarit nga Rusia.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb