Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë me dije se nuk përjashton më asnjë skenar për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve që zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës të përfundojë në qeli sipas kërkesës së SPAK.

“Çdo opsion është në tavolinë. Jemi të vendosur të mbrojmë interesin publik. Interes i qytetarëve është që Balluku të shkojë në qeli, që një kriminel si Agasi të shkojë në burg.

Nuk përjashtojmë asnjë skenar apo version. Seancë të jashtëzakonshme për Ballukun. Ditën kur është kthyer në detyrë prokuroria përmes metodave speciale me përgjim ambiental apo telefonik ka konstatuar se po intimidon vartësit e saj.

Kështu çdo ditë që vijon të qendrojë në detyrë prish provat dhe intimidon dëshmitarët. Dhënia e autorizimit për arrestimin është emergjencë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb