Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në kryeqytet.

Në zonën e Parkut Rinia, një efektiv i forcave operacionale është filmuar teksa ushtron dhunë të ashpër fizike ndaj një të riu.

Siç shihet nga pamjet e kapura nga dëshmitarët në vendngjarje, i riu dëgjohet t’i drejtohet efektivit me thirrjet “Nuk po bëj gjë!”, ndërsa mbrohet pa shfaqur asnjë shenjë agresiviteti.

Pavarësisht thirrjeve të tij, efektivi i policisë ka vijuar ta godasë brutalisht, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë te qytetarët që ndodheshin pranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb