Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar një detaj të ri sa i përket çështjes ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, e cila u mor sot e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se motra e Ballukut, Pamela Qirko, është regjistruar si avokate vetëm ditën e sotme.

Kjo sipas kryedemokratit është bërë pasi nuk u arrit anulimi i akuzës ndaj Lubisë.

Postimi i plotë:
Pershendetje dr.
Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim “Shefe”! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së “Shefes”?!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb