Vllaznia nuk mposhtet prej 8 ndeshjeve përfshirë edhe ato të kupës, duke marrë 6 fitore dhe 2 barazime. Një ecuri fantastike, skuadra kuqeblu është në formë shumë të mirë, por gjithsesi, kreu mbetet ende larg dhe prandaj kërkohet vazhdimësia e rezultateve. Këtë përmendi në fjalën e tij edhe trajneri Brdaric një di të para ndeshjes me Dinamon.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë sepse të gjithë e shikojnë që Dinamo nuk është në një formë të mirë. Për mua, nuk ka rëndësi sesi është gjendja e tyre momentale pasi e di se çfarë janë të bëjnë me cilësitë që kanë. Duhet të jemi të gatshëm që të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë ndaj tyre për të fituar”.

Moti ka qenë i mirë për përgatitjet ndaj Dinamos? “Po, ishte kohë e mirë sepse në të kaluarën nuk kemi pasur kushtet më të mira për të punuar. Është më e rehatshme për të punuar në diell dhe sot jemi stërvitur në stadiumin tonë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe jemi gati nesër”.

Pikat e forta dhe të dobëta të Dinamos? “Dinamo është një skuadër që ka lojtarë specialist dhe me shumë eksperiencë. Fakti që ata nuk e kanë gjetur veten e tyre më të mirë pas shumë muajsh është një avantazh për ne, por ngelet ajo që thashë që ne nuk duhet të frikësohemi fare dhe duhet t’i shkaktojmë humbjen e radhës”.

4 pikë nga Tirana, lajmi i mirë? “Do të kërkojmë të ngushtojmë diferencën me ekipet që kemi përpara. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutë, kurse Kukësi ka një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit në Shkodër. Ne duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin për të marrë 3 pikët e më pas të shikojmë rezultatet e skuadrave të tjera. Do të jetë ndeshje e mirë e do të bëjmë maksimumin tonë. Ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira pasi kemi qenë me një lojtar më pak, por tani kemi rikarikuar bateritë dhe do të bëjmë atë që dijmë të mirë më mirë pasi kampionati është I hapur”.

Vllaznia në Big Brother? “Kjo është pjesë e punës dhe është gjë e mirë për klubin që arrin të promovohet në emisione të tilla. Megjithatë duhet të dijmë të mbajmë të ndara pjesët brenda fushës dhe jashtë fushës. Pjesa brenda fushës është më shumë e rëndësishme, ndërsa këto jashtë fusha janë gjëra të mira që klubi të promovohet”.

Pak gola në ndeshjet e fundit? “Duhet të kuptojmë edhe sesi funksionon futbolli pasi siç e përmenda më parë, dy ndeshjet e kaluara i kemi luajtur me një lojtar më pak dhe është e vështirë ta mbash gjithmonë ritmin e lartë. Do mundohemi të mbajmë intesitenin e lartë që të shënojnë sa më shumë gola dhe të kënaqim tifozët”.

6 pikë në dy ndeshjet e fundit, dhurata më e mirë për tifozët? “Po do të ishte një dhuratë shumë e bukur dhe ne do të punojmë shumë për këtë”, u shpreh Brdaric.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb