TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë t’i përgjigjet edhe komenteve të qytetarëve, që shprehin shpesh herë pyetje, shqetësime apo edhe kritika. Një prej tyre i thotë kryeministrit se nuk e sheh realitetin tek ato që thotë por kryeministri i këshillon të heqë syzet e errëta. Një tjetër i kërkon kryeministrit të mos mashtrojnë shumë, ndërsa ai ia kthen me një batutë.

REPLIKAT
Komentues 1: Respekt për çfarë keni bërë. Por mos harroni fjalën e Gertës në parlament për fshatrat që kanë nevojë për rrugën dhe drita…Urime prsh nga Greqia
Edi Rama: Unë nuk harroj asgjë dhe nuk pres të m’i kujtoje njeri detyrat e mia, por as ti Afrim mos harro që Shqipëria që duam bëhet me punë, sakrifica e durim të madh, sepse gropat e panumërta e të trashëguara në çerekshekulli nëpër fshatra, nuk janë llaf goje

Komentues 2: Përse ma jep ndihmën ekonomike kur ma merr prapë.
Edi Rama: Nuk e kuptoj çfarë do të thuash me këtë Gjergji, po di që ndihma ekonomike u shkon sot vetëm atyre që janë më shumë në nevojë dhe u hiqet atyre që pasi u ofrohet punë e refuzojnë.

Komentues 3: Si je mor burrë i fortë u bamë merak sot ku humbe
Edi Rama: Mos u baj merak se këtu jam nuk humb jo?

Komentues 4: Nuk shohim realitetin me ato që thoni.
Edi Rama: Po provo t’i heqësh syzet e errëta se mbase e sheh realitetin pak më mirë?

Komentues 5: Vetëm mos mashtroni shumë ok
Edi Rama: Për çfarë mashtrimesh e ke fjalën Elton se je edhe juventin e nuk ka lezet të flasësh si ata të kategorisë së tretë?

Rama komente 1

Rama komente 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: