Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD.
Bardhi ka deklaruar se u është mohuar dorëzimi i pyetjeve për institucionet e pavaruara dhe është shkelur rregullorja.
Po ashtu Bardhi i tha Peleshit se ai ka deklaruar se jeton me qira ndërkohë që zotëron një vilë në afërsië të vilës së deputetes Belinda Balluku.
“Kemi që në mëngjes që në përputhje me rregulloren duam të dorëzojmë pyetje për institucionet që raportojmë dhe na thonë se duhet të dorëzoheshin 24 orë përpara.
Unë e lexoj rregulloren nga e para te fundit ju e lexoni siç ua sjellin. Neni 121 thotë se kur afati bie të dielëm shtyhet ditën e parë të punës që është e hëna.
Ty nuk ta dimë as shtëpinë, ti jeton me qira kështu ke deklaruar së fundmi”, tha Bardhi.
Peleshi: Nuk e kam për turp.
Bardhi: S’ke pse ke turp se ke vilë me Belindën ti, por deklaron thjesht me letra, Po thoja që s’ta dimë adresën e skatë se ke deklaruar se jeton me qira. Ke vilë dhe ke deklaruar vetëm atë që ke me qira dhe atë s’ta gjetëm.
Zbato rregulloren. Lexo rregulloren nga neni i parë te i fundit se na fut në probleme”, tha ai.
