Kur ajo ishte në Big Brother VIP iu premtua një apartament dhe kjo u cilësua si ndihma më e madhe që iu dha një konkurenti.

Por aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer se akoma nuk është futur në banesën që iu premtuar.

Aktorja ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania. Ajo tha sot në “Wake Up” se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne makth.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjnë shtëpinë time të parën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: