Pas arrestimit të djeshëm të kryebashkiakut të Tiranës Eion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij. Kreu i qeverisë përjashtoi opsionin e largimit nga drejtimi i qeverisë, duke theksuar se opozita të cilën ai e përkufizon si oxhaku i vjetër dhe lideri i saj bëjnë të njëjtën gjë gjithmonë.
“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time. U deti kos edhe o burra të hidhemi tek Kryeministria, tha ai.
(BalkanWeb)