Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësinë 14, ka reaguar ndaj akuzave për korrupsion ndaj qeverisë.

Rama hodhi poshtë pretendimet për rritje të korrupsionit, duke argumentuar se treguesit ekonomikë dëshmojnë të kundërtën.

“Na janë rritur mundësitë sepse është rritur ekonomia. Këtu njerëzit, ata që flasin se nuk u del e keqja që ne fitojmë thonë që është rritur korrupsioni. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do ishin rritur të ardhurat e shtetit, mundësitë për paga etj,” u shpreh kryeministri.

Sipas tij, rritja e të ardhurave në buxhet dhe zgjerimi i hapësirave për politika sociale dhe paga janë tregues konkretë që, në vlerësimin e tij, kundërshtojnë akuzat e ngritura nga opozita dhe kritikët e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb