Gjykata e Barcelonës e ka shpallur të pavlefshëm kontratën e re që Gavi firmosi me klubin blaugrana. Sipas mediave spanjolle, kjo është një fitore e Javier Tebas, i cili refuzoi të federonte lojtarët e Barcelonës për shkak të problemeve financiare. Kërkesa e Barcelonës u paraqit me vonesë në dyert e Federatës duke e bërë të pavlefshme kontratën e re me talentin spanjoll.

Barcelona i kishte vendosur një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro mesfushorit, por tani rrezikojnë ta humbasin falas që në përfundim të këtij sezoni. Nga 1 korriku, Gavi është një lojtar i lirë, ndërsa të shumtë janë ekipet që do të investonin me kënaqësi për të siguruar shërbimet e Gavit. Liverpool është ekipi që e ndjek prej kohësh, të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike.

Jo vetëm Gavi, Liverpool është futur së fundmi në garë për të siguruar edhe shërbimet e Jude Bellingham.
(BalkanWeb)
