Anis Mehmeti ka bërë mjaft mirë në Angli këtë javë. Sulmuesi shqiptar shënoi dhe asistoi, ndërsa Bristol Siti fitoi 4 me 2 përballë Hull Sitit.

Dhe Mehmeti ishte padyshim lojtari i ndeshjes, ndërsa Bristoli korri fitore në javën e katërt. Po ashtu në formacionin e javës të Championship, “Sofascore” e ka përfshirë edhe Mehmetin.

Nota 8.3 e vendos atë te një nga lojtarët që bëri më mirë. Ftesa për Mehmetin nga Kombëtarja mungon prej dy vitesh.

Të premten u zyrtarizuan emrat e përzgjedhur nga Silvinjo. Për Mehmetin nuk kishte vend, ndërsa trajneri u shpreh në konferencë se ky nuk është momenti për të rinj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb