Torino fitoi dje në Udine ndaj Udineses me shifrat 1-2. Te miqtë u vu re mungesa e Etrit Berishës. Portieri shqiptar nuk ishte grumbulluar nga trajneri i ekipit Granata, Ivan Juriç. Në bazë të asaj që shkruajnë mediat italiane, Berisha kishte shfaqur probleme në bërryl, pak minuta para se të fillonte takimi.
Kjo ka bërë që tekniku Juriç të mos rrezikonte shumë, duke e lënë jashtë për 90 minutëshin në Dacia Arena.
Etrit Berisha nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje këtë sezon me klubin nga Torino, pasi është preferuar në portë Milenkoviç Saviç.

(BalkanWeb)
