Nëpërmjet një “Insta Story”, futbollisti i Kombëtares, Kristal Abazaj ka sqaruar të vërtetën e lënies në tribunë në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kortikut, që skuadra e tij është duke luajtur.
Abazaj tregon se ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe premton që do të jetë prezent javën e ardhshme në sfidën ndaj Ostendes së Gurit.
“Desha t’iu informoj që të gjitha ato që fliten në media nuk janë të vërteta. Unë nuk jam lënë jashtë për zgjedhje taktike, por kam pasur një dëmtim. Shihemi javës tjetër. Faleminderit! Forca Anderleht”, shkruan Abazaj.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/nuk-u-grumbullua-ne-ndeshjen-e-pare-te-kampionatit-abazaj-tregon-arsyen-e-vertete/
(BalkanWeb)
