Ministrja Albana Koçiu ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk u dhunua apo lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë.

“Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak.
Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre.
Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb