Indrit Tuci po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij, duke vazhduar të shkëlqejë me fanellën e Olimpija Ljubljanës në kampionatin slloven.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë radhazi në përballjen ndaj Naftas, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Në moshën 26-vjeçare, Tuci tregoi edhe një herë instinktin e tij para portës, duke devijuar saktë topin pas asistit të Kojiç dhe duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit kuqezi në 10 javë kampionat, një statistikë që dëshmon formën e mirë që po kalon në futbollin slloven.

Sulmuesi nuk u përfshi në listën e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, por forma që po tregon te Olimpija Ljubljana mund t’i shërbejë si një argument për t’u rikthyer në planet e stafit kuqezi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: