Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit të zhvilluar më 30 shtator në Gjykatën e Lartë, që çoi në emërimin e Asim Vokshit si anëtar i kësaj gjykate.

Në votimin e zhvilluar, Llagami mori 9 vota, numër që përbënte 3/5 e totalit të nevojshëm për t’u shpallur fituese. Megjithatë, një votë u shpall e pavlefshme, pasi në fletën përkatëse ishin bërë dy shenja, duke e ulur kështu numrin e votave të vlefshme në favor të saj.

Si rezultat, dhe në përputhje me renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Asim Vokshi u zgjodh automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ishte renditur i pari në listën e vlerësimit.

Më herët, Naureda Llagami kishte kërkuar edhe pezullimin e emërimit të Vokshit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb