Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takime kryebashkiakët, ku sipas tij do të vendosen piketat për punën që i pret gjatë 2026. Por kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj e cila me sa duket i është përgjigjur një telefonate, ndërkohë që kryeministri fliste.

“Ne të tjerët nuk duhet ta prekim, ne që s’kemi kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin ë? Se mos dal edhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamajtë. Zot i madh! Kështu është kur nuk nxjerr mësime. Në vend të të lija në fund të ula këtu përpara”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb