Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshëm lokale të zhvilluar dje në 5 bashki të vendit.
UI pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale për numërimin e votave në zgjedhjet e ardhshme, një risi që u testua ditën e djeshme në Tepelenë, Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë arsye p[se në proces të mos përfshihet AI, por se aspekti se ku do të përdoret mbetet për t’u parë.
“Inteligjenca artificiale mund të përdoret në disa aspekte në proces. Këtë radhë e përdorëm në leximin dhe vlerësimin e fletëve të votimit.
Por nuk shmang dot prezencën e komisionerëve dhe numëruesve.
Sa kohë që përdoret Ai nuk shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse të mos përdoret edhe në procesin zgjedhor. E bëmë këtë provë as të nxitur dhe as të frymëzuar nga të tretëve, por është momenti pasi e solli zhvillimi teknologjik s’kishim pse të kishim drojë për të hezituar e të mos e testonim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb