Në qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 185 nga 449 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 20.695 vota, që përbën 57.41% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 10380 vota, ose 28.79%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2154 vota, që përbën 5.98% të totalit, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1198 vota (3.76%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 1300 vota (3.61%), dhe Lëvizja Atdheu ka marrë 38 vota (0.11%).

