VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Lideri i konservatorëve maqedonas, Hristian Mickoski deklaroi përmes një konference nga zyrat e partisë së tij se në këto zgjedhje ia dolën të shënojnë një fitore historike.

Ai tha se është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë.

“Do të bisedojmë me të gjitha partitë opozitare, por jo dhe me BDI-në“, paralajmëroi ai duke njoftuar negociatat me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja (Fronti Europian numëron ndërmjet 18, 19 deputetë), kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s.

“Nuk do t’i përsëris gabimet që i ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë e tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski.

Numërohen 93% e votave
(Rezultati paraprak)

VMRO-DPMNE, 59 deputetë
LSDM, 18 deputetë
Fronti Europian, 18 deputetë
Koalicioni VLEN, 13 deputetë
Partitë e tjera maqedonase, 11 deputetë

Deri Tani
Deri Tani

Rezultati me numër votash dhe përqindje
(Paraprake)

VMRO-DPMNE, 400 227 vota, 43.17%
LSDM, 140 315 vota, 15.13%
Fronti Europian (BDI-ASH), 130 mijë vota, 14.03%
Koalicioni VLEN (BESA-Alternativa-Lëvizja Demokratike), 101 320 vota, 10.93%

Rezultatet
Rezultatet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb