Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se numri i të burgosurve palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm në burgjet izraelite është rritur në 547.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata thuhet se palestinezi Yusuf Zuhur, i cili u akuzua për vrasjen e një koloni hebre në vitin 2019 dhe ndodhet në paraburgim që nga viti 2019, është dënuar me burgim të përjetshëm në seancën e mbajtur dje në Gjykatën Ushtarake të Oferit.

“Zuhur është dënuar me burg të përjetshëm dhe me gjobë prej rreth 483 mijë dollarë. I arrestuari në fjalë është palestinezi i tretë që është dënuar me burgim të përjetshëm këtë muaj”, theksohet në deklaratë.

Sipas të dhënave nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 4.550 palestinezë, 500 prej të cilëve janë “të burgosur administrativë” dhe rreth 170 prej tyre janë fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb