Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu e kohëve të fundit pranë qytetit kolumbian të Medellin është rritur në 16, thanë autoritetet, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur të tjerë të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën në një zonë malore të Bellos, pranë qytetit të dytë më të madh të Kolumbisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen nga shtrati të një përroi aty pranë.
Andres Julian Rendon, guvernatori i departamentit të Antioquia-s, tha në X se numri i të vdekurve ishte rritur në 16, ndërsa tetë persona ende rezultojnë të zhdukur.
Kryetarja e bashkisë së Bellos, Lorena Gonzalez, tha se terreni në zonën e fatkeqësisë ishte ende “i paqëndrueshëm” dhe se punonjësit e shpëtimit po merrnin “rreziqe të mëdha” për të vazhduar kërkimet.
Antioquia, e cila ndodhet në Andet perëndimore kolumbiane, preket shpesh nga rrëshqitjet e dheut gjatë sezonit të shirave.
Të paktën pesë persona u vranë në një rrëshqitje dheu në një periferi tjetër të Medellinit, Sabaneta, muajin e kaluar.
